Kumanova me rrethinë është tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e vogëlushes 4-vjeçare, Mjalta Salihu.
Lajmi për vdekjen e saj ka prekur familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë që kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e rëndë.
Sipas njoftimit të familjes, Mjalta, vajza e Semiut, ka ndërruar jetë sot në moshë shumë të re, duke lënë pas pikëllim të madh tek të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 16.05.2026, pas faljes së namazit të drekës, në varrezat e Kumanovës.
Redaksia e portalit informativ “Fakti Ditor” i shpreh ngushëllime familjës Salihu.


