Policia ka arrestuar pesë shtetas të Turqisë në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, për qëndrim të parregullt në vend, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Sipas MPB-së, aksioni është zhvilluar nga ora 09:00 deri në 12:00 nga nëpunësit policorë të SPB Shkup, në kuadër të planit të shërbimit për lajmërim–çlajmërim për muajin qershor.
Gjatë operacionit janë privuar nga liria personat M.E.S. (19), P.S. (23), J.S. (19), D.G. (25) dhe B.T.B. (20), të gjithë shtetas të Republikës së Turqisë.
Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse, bëjnë të ditur nga MPB.

