Një pjesë e Komunës Qendër në Shkup sot do të mbetet pa ujë për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza (QMK), Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë vjen si rezultat i realizimit të një kyçjeje të re në rrjetin e ujësjellësit me diametër f-80 mm në rrugën “Dane Krapçev” nr. 26.
Pa ujë do të mbeten përdoruesit e një pjese të kësaj rruge në komunën Qendër, deri në përfundimin e intervenimit teknik.


