Ndryshimet qeveritare, si veprim demagogjik!

Kjo është taktika e kryekomitit Micko duke e hequr Murton për ta sjell Kurton, na paskësh “sjell” ndryshimin e madh në qeverinë e koalicionit, e cila në vendnumëro po i shtyn ditët e mërzitshme nëpër korridoret e bordellos qeveritare pa asnjë sukses në dy vitet e para të gurit të provës për ndryshim në rrugën e bllokuar europiane.

Dhe brenda kësaj loje të madhe shpërblyese qëndrojnë paturpësisht qeramanët e VREDI-t, të cilët kanë ngelur si statuja para despotit të tyre Micko dhe nuk e kanë guximin dhe as potencën të protestojnë për deligjitimin e gjuhës shqipe, qeveri e cila po sfumon rolin e shqipes gjithandej nëpër institucionet publike.

Duke e zëvendesuar Fillkovin me mikun e Karakamishevës, Jeton Shasivarin, kryekomiti Micko mendoi ta zgjidh ala shqiptarçe problemin me provimin e Jurisprudencës për studentët shqiptarë, duke ia lënë “ujkut mëlçitë në qafë”, se tani e tutje ju shqiptarët e zgjidhni mes jush problemin.

Ndërsa problemin e provimit të studentëve shqiptarë nuk e zgjidh dot servili Shasivari, sepse ai do të gjej njëmijë arsye për ta zvarritur atë barrierë të pakapërcyeshme, pasi ai në këtë post është katapultuar si njeriu i gabuar në vendin e gabuar, për mos t’i dhënë zgjidhje studentëve shqiptarë dhe për ta denigruar gjuhën shqipe.

Duke ndërruar Kurton me Murton kryekomiti Micko nuk dëshiron ndryshimin për së mbari për qytetarët, por mbajtjen peng të Severnistanit dhe shmangien e eurointegrimeve, ku vetëm qytetarët do ta paguajnë shtrenjtë pasojat e kesaj bllokade të qëllimshme të ndikuar nga bota serbe, ku shfalerkat nga VREDI shërbejnë si dekor dhe vetëm duartrokasin vendimet e despotit të tyre në mbledhjet qeveritare.

Medai Shaholli

By admin7