NDRYSHIMI QË ERDHI SË PRAPTHI!

Këto ditë pas shumë mburrjeve ndodhi ndryshimi i përfolur vredist për rikthimin e dinjitetin e nëpërkëmbur shqiptar, ku Gjykata Kushtetuese e državës solli vendimin e njëanshëm kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të Tetovës, t’i kthej emrat e sistemit të perënduar jugosllav në rrugët dhe sheshet e qytetit, si emri i diktatorit Tito dhe emrin e armatës famëkeqe JNA, që shkaktoi gjenocid ndaj boshnjakëve në masakrën e Srebrenicës.

Kjo është politika shoviniste e botës serbe e ulur këmbëkryq në bordellon qeveritare të premierit serbofil Micko, por edhe në Tetovë në kabinetin e kuislingut Bilal Kasami, që po pret krahë hapur botën serbe duke pranuar jo vetëm donacione nga ata por edhe ndërtimin e një kishë si kalë Troje të botës serbe në trojet tona.

Me këtë politikë antishqiptare në komunat me shumicë shqiptare si Tetova dhe Struga kanë ngelur mangut vendosja e emrave të Aleksandër Rankoviqit dhe të Sllobodan Millosheviqit, ku kuislingët Kasami dhe Kira nuk dalin dot kundër shefit të tyre Micko, duke ndenjur rahat në fotele si “gradonaĉallnikët” e zgjedhur me votat e komitëve.

Në një vend demokratik ku respektohet vullneti i shumicës të qeverisjes lokale, pushteti qendror nuk mund të marrë vendime te njëanëshme si Gjykata Kushtetuese e Severnistanit që vendos njëanshem sipas dëshirave dhe vullnetit politik të despotit të tyre mbi vullnetin e qytetarëve në komunat me shumicë shqiptare.

Ata dashamirës e botës serbe mund t’i ruajnë emrat e diktatorëve të tyre në komunat me shumicë maqedone për t’ia shuar nostalgjinë që kanë per diktatorët e një regjimi te urryer per shqiptarët, le të “kënaqen”, por jo në komunat me shumicë shqiptare ku shqiptarëve i kujton kohën e qoftelargut, dhunën dhe persekutimin mbi baza etnike të shqiptarëve në mozaikun e Federatës së imponuar jugosllave.

Fundja, këta lolot vrediste i kemi “peshqesh” nga Albin Kurthi, si kumbar i krushqisë mes VREDI-t dhe VMRO-së!

A ishte ky ndryshimi i vredistëve për rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur shqiptar apo rikthimi së prapthi dhe vendosja e “botës serbe” në bordellon qeveritare dhe nëpër komunat me shumicë shqiptare, ku me kryekomunarë të përzgjedhur nga kryekomiti Micko erdhi ndryshimi me botën serbe në një sofër?

Medai Shaholli

By admin7