Departamenti i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Strumicë ka hapur zyrtarisht ambientet e reja të destinuara për të folur me fëmijët në konflikt me ligjin. Në këtë aktivitet, përveç ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, morën pjesë edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë, misionit të OSBE-së në vend dhe drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike. Për ministrin Toshkovski angazhimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Institucioneve të huaja në vend, tregon se siguria dhe jeta e fëmijëve është me prioritet të veçantë.
“Pjesëmarrja juaj në këtë aktivitet është një dëshmi se mbrojtja e fëmijëve është prioritet i yni i përbashkët. Kjo qendër do të jetë një hap përpara në avancimin e sistemit të sigurisë për fëmijët. Këtë tretman për fëmijët do ta ofrojmë edhe në qytetet tjera si Manastiri, Shkupi dhe Tetova. Në këto ambiente fëmijët do të kenë të drejtë t’i shfaqin brengat e tyre dhe dhunën që shfaqin të tjerët mbi ata.”, – deklaroi ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.
Hapjen e këtij ambienti e përshëndetën dhe ndihmuan edhe ambasadori i Mbretërisë së Suedisë, Ola Sulstrom, i cili theksoi se me këtë hap, RMV-ja ka bërë një hap përpara në mbrojtjen e dinjitetit të çdo fëmije, por edhe në ruajtjen e sigurisë së fëmijëve.
“Drejtësia nuk nënkupton vetëm Gjyqësor, procedura hetimore, por edhe qasjen të cilën e kemi ndaj personave të cilët janë viktimë e dhunës dhe po kalojnë momentet më të vështira të jetës së tyre. Praktika nga e kaluara na ka treguar se bisedat në këto ambiente me viktimat e dhunës, na ka treguar se të njëjtit tregon qartë dhe drejtë dhunën të cilën kanë përjetuar, që pastaj lehtëson edhe qasjen e organeve të drejtësisë.”, – theksoi ambasadori i Mbretërisë së Suedisë, Ola Sulstrom.
“Për ne si Mision i OSBE-së në RMV, hapja e kësaj hapësire paraqet angazhim thelbësor se në vendin tuaj me këto viktima po realizohet një trajtim i duhur dhe i njëjti po realizohet me kyçjen e të gjitha institucioneve. Këto ambiente janë në përputhshmëri me kriteret e kërkuara.”, – u shpreh shefi i Misionit të OSBE-së, Kilian Uall.
Projekti zbatohet në kuadër të iniciativës “Mbështetja Suedeze për Reformat Policore në Vendin Tonë”, e cila synon të përmirësojë kushtet dhe qasjen kur merret me fëmijët që vijnë në kontakt me sistemin e drejtësisë.



