Netanyahu: Takimi me Trump ishte një nga bisedat më të mira që kemi zhvilluar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump si “një nga bisedat më të mira” që dy liderët kanë zhvilluar ndonjëherë, duke theksuar se diskutimet u karakterizuan nga koordinim i ngushtë për Iranin dhe çështje të tjera të sigurisë.

“Ishte një bisedë me partneritet të plotë, me mbështetje të ndërsjellë dhe me një mirëkuptim të përbashkët për objektivin që Irani të mos ketë armë bërthamore, si dhe për objektiva të tjerë,” tha Netanyahu në një video të publikuar nga zyra e tij pas takimit me dyer të mbyllura.

Sipas administratës amerikane, Netanyahu u largua nga Shtëpia e Bardhë në orën 12:25 sipas kohës lokale, ndërsa takimi kishte nisur në orën 11:03, shkruan CNN.

Në bisedime morën pjesë zyrtarë të lartë nga të dyja qeveritë, ndërsa mediat nuk u lejuan të ishin të pranishme.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i cilësoi bisedimet si “pozitive dhe produktive”.

Një zyrtar izraelit bëri të ditur se Trump dhe Netanyahu diskutuan gjithashtu bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, si dhe mundësi të ndryshme për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

By admin7