Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të jenë në interval nga 3 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 19 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 26 gradë.
Të hënën do të jetë kryesisht mot me diell dhe i qëndrueshëm, përveç në pjesët ekstreme jugperëndimore ku në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të dobëta të përkohshme shiu dhe shfaqje të rrallë të bubullimave.
Nga e marta deri në fund të javës së punës pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm dhe të paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të përkohshme shiu dhe bubullima.
Të hënën dhe të martën do të fryjë erë e lehtë nga jugu, ndërsa nga e mërkura do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here erë e fortë nga veriu. Temperatura ditore do të jetë në ulje graduale.

