Xhudisti elitar i Kosovës, Akil Gjakova, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e tij
sportive, me synimin për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike, të cilat do të jenë olimpiada e tij e
tretë.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Gjakova ka falënderuar të gjithë ata që e kanë
mbështetur gjatë rrugëtimit të tij, duke veçuar kompaninë “DRENA” si një nga sponsorët dhe
mbështetësit e tij të parë.
“‘DRENA’, një nga mbështetësit dhe sponsorët e mi të parë në karrierë”, ka shkruar Akili, duke
shprehur mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kompania i ka ofruar
ndër vite.
Për më shumë se 13 vjet në elitën botërore të xhudos, Akil Gjakova ka qenë një nga sportistët
që ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në garat më të mëdha ndërkombëtare. Përkushtimi,
puna e palodhur dhe mbështetja e njerëzve e partnerëve që kanë besuar në të që nga fillimi
kanë qenë pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi.
DRENA ndihet krenare që ka qenë pranë Akilit që nga hapat e parë të karrierës së tij dhe
mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sportistëve që me sukseset e tyre promovojnë Kosovën
në arenën ndërkombëtare.
I urojmë Akilit shumë suksese në këtë cikël të ri olimpik dhe besojmë se puna, përkushtimi dhe
karakteri i tij do ta çojnë edhe një herë drejt skenës më të madhe të sportit botëror.



