Nga nxehtësia përvëluese po vuan edhe Zvicra: “Për 36 vite nuk kam parë diçka të tillë!”

Winterthur, ZH – Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po lë pasoja të dukshme edhe në Zvicër. Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë prekur rëndë hapësirat e gjelbra, ndërsa në shumë zona parqet dhe sipërfaqet e barit janë tharë.

Një banor i Winterthurit, i cili thotë se jeton në kete qytet prej më shumë se 36 vitesh, shprehet i habitur nga gjendja e krijuar.

“Kam 36 vite që jetoj këtu dhe asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Shikoni vetë se si janë tharë parqet dhe bari. Është e frikshme të shohësh një ndryshim kaq të madh.”

Gjendja e gjelbërimit është veçanërisht e dukshme në parqet dhe hapësirat publike, ku bari është kthyer në ngjyrë kafe dhe toka në shumë vende është çarë nga thatësira.

Banorët thonë se temperaturat e larta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e gjelbërimit, ndërsa mungesa e reshjeve po e përkeqëson situatën.

Zvicra, e njohur për peizazhet e saj të gjelbra, po përballet kështu me një pamje gjithnjë e më të pazakontë: parqe të thata, tokë të etur për ujë dhe temperatura që po thyejnë rekorde.

By admin