Nga xhipi i zi, Kurti i bën thirrje mërgatës të regjistrohen për të votuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar.

Ai ka postuar një video nga xhipi i zi.

Reklame

“Të dashur bashkatdhetarë,

Nesër është dita e fundit e afatit për regjistrim për të votuar nga mërgata.

Në këtë proces tejet të rëndësishëm për vendin, deri tani janë regjistruar mbi 95 mijë mërgimtarë.

Prandaj, ftoni familjarët, miqtë e dashamirët, por edhe ndihmoni ata që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes”, ka thënë Kurti.

By admin7