Ngjarje e rëndë në Palermo: 16-vjeçari vret fqinjin dhe dorëzohet në polici – hetimet në vazhdim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Palermo, ku një 16-vjeçar ka vrarë fqinjin e tij 51-vjeçar dhe më pas është dorëzuar në polici.

Sipas autoriteteve, krimi ka ndodhur në banesën e viktimës, ku i mituri dyshohet se e ka goditur atë në kokë me një objekt të rëndë, duke i shkaktuar vdekjen.

Reklame

Pas ngjarjes, 16-vjeçari është paraqitur vetë në stacionin e policisë rreth mesnatës, ku ka pranuar veprimin.

“Po më ngacmonte, unë u mbrojta,” ka deklaruar ai para hetuesve, sipas versionit të tij të parë.

I mituri pretendon se viktima e kishte ngacmuar seksualisht dhe se sjellje të tilla kishin ndodhur edhe më herët. Ai thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë një përplasjeje dhe se ka reaguar në vetëmbrojtje.

Autoritetet italiane kanë nisur hetime të plota për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes, përfshirë motivin dhe dinamikën e incidentit. Për momentin, rasti mbetet nën hetim dhe nuk janë dhënë përfundime zyrtare.

By admin