Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj Artan Grubit, Përparim Bajramit dhe gjashtë personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë shkaktuar dëm prej 507.632.173 denarësh ndaj Lotarisë Shtetërore gjatë procedurave për organizimin e lojërave elektronike të fatit dhe prokurimin e terminaleve videolotarie.
Për Grubin është kërkuar vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak, ndërsa për të akuzuarit e tjerë janë propozuar masa të ndryshme sigurie.
Të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.



