231 besimtarë nga komuna e Prishtinës morën rrugën drejt Mekës, ndërsa Aeroporti “Adem Jashari” u mbush me emocione, lutje dhe përqafime mes besimtarëve dhe familjarëve të tyre.
Familjarë të shumtë kishin dalë për t’i përcjellë të afërmit e tyre, ndërsa atmosfera në aeroport u karakterizua nga emocione të forta dhe lot gëzimi, pasi për shumë prej besimtarëve kjo është hera e parë që nisen drejt vendeve të shenjta islame, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, besimtarët u shprehën të lumtur që pas shumë vitesh pritjeje po iu jepet mundësia ta vizitojnë Qabenë dhe ta kryejnë një nga pesë obligimet kryesore të fesë islame.


