Chelsea po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit me përvojë, Danny Welbeck, nga Brighton, raporton gazetari i njohur David Ornstein.
Sipas tij, bisedimet janë ende në fazat e hershme, por ekziston optimizëm nga të gjitha palët se marrëveshja mund të arrihet, shkruan Indeksonline
Brighton është në dijeni të interesimit të Chelseat për 35-vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2027.
Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, e vlerëson lart Welbeckun për cilësinë, përvojën dhe aftësitë e tij si lider në dhomat e zhveshjes, duke e konsideruar atë një profil të rëndësishëm për skuadrën.
🚨 BREAKING! 🍿
Chelsea are exploring a move to sign Danny Welbeck from Brighton. 🏴
Terms end 2027 and Brighton are aware of interest. Early stage but optimism on all sides deal can be done. 🤝
Quality and leadership appeals to Xabi Alonso. ⚡️
ℹ️ @David_Ornstein pic.twitter.com/fEuSL1kNJK
— Polymarket FC (@PolymarketFC) July 27, 2026
Megjithatë, në këtë fazë nuk është arritur ende një marrëveshje mes klubeve, ndërsa negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim./Indeksonline/



