Një 30-vjeçar banor i Shkupit është arrestuar pasi, sipas policisë, ka qëlluar me armë drejt një bashkëmoshatari me të cilin është grindur, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Dje në orën 15:45 në Shkup, oficerë policie nga SPV Shkup privuan nga liria B.J. (30) nga Shkupi dhe N.A. (34) nga fshati Haraçinë, rajoni i Shkupit, pas një njoftimi paraprak se në zonën e Gazi Babës, pas një grindjeje me F.A. (29) nga Shkupi, B.J. ka qëlluar me një plumb nga pistoleta, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet pasagjerësh. Po merren masa për sqarimin e rastit”, njofton policia.



