Banditë të armatosur në Nigeri rrëmbyen 23 fëmijë nga një jetimore, njoftuan sot autoritetet e vendit, duke shtuar se 15 prej tyre janë shpëtuar tashmë, ndërsa tetë janë ende në robëri.
Sulmi ndodhi në afërsi të Lokojës, kryeqytetit të shtetit Kogi, dhe objekti që u sulmua vepronte ilegalisht.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.Rajoni veri-qendror i Nigerisë, ku ndodhet Kogi, ka parë një rritje të sulmeve dhe rrëmbimeve.
Rrëmbimi i nxënësve është i zakonshëm në Nigeri dhe analistët thonë se ndodh sepse bandat e armatosura i shohin shkollat dhe nxënësit si objektiva strategjikë për të tërhequr më shumë vëmendje.

