Një marrëveshje e re shqiptaro-sllave për kthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur shqiptar, sot shihet si një domosdoshmëri e kohës.
Kohëve të fundit qeveria nacionaliste e kryekomitit Micko ka filluar një fushatë e egër kundër gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar, ku objekt i kësaj fushate shfrenuese është bërë mohimi dhe minimizimi i gjuhës shqipe në institucionet publike dhe jo vetëm.
Një nga këto synime antishqiptare është dhe ndalimi i dhënies së provimit në gjuhën shqipe nga studentëve shqiptarë të jurisprudencës me urdhër të ministrit të Drejtësisë Fillkov, që sigurisht nuk është vullnet i tij, por si urdhër i kryekomitit Micko.
Ashtu siç është shprehur dhe më parë kryekomiti Micko se ligji për Gjuhët e Pakicave nuk e sugjeron të përdoret në Drejtësi, pasi është i kushtueshëm për arkën e shtetit sipas këshillave te Komisionit të Venecias.
Pas kesaj degë kapet premieri Micko që mos ta lejojë përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, jo se ka një ligj që e ndalon por këshillat e Komisionit te Venecias sugjerojnë të ulin shpenzimet për përkthim në përdorimin e gjuhëve te pakicave!
Dhe ja ku jemi sot për shkak te servilizmit të partiçkave tona, po vuajmë pasojat e atij paloligji të 2019, që na u shit si ligji për gjuhën shqipe, ku në fakt ishte ligj për Gjuhët e Pakicave.
Strumbullari i të gjithë të këqijave është kërma e MO të 2001, që na sanksionoi si gjuhë të 20% dhe jo si gjuhë shqipe edhe në kushtetutë.
Kushtetuta e njëanshme e miratuar mjerisht edhe me votat e partiçkave shqiptare, na barazon me romët e Shutkës dhe jo të barabartë me maqedonët.
Le të na thonë ekspertët e kushtetuese nëse shqipja është e barabartë me sllavishten kur ajo nuk përdoret në diplomaci, Drejtësi dhe Noteri, Ushtri dhe polici, Presidencë etj., dhe a është gjuhë zyrtare dhe e barabartë apo gjuhë e avancuar?
Ndaj, pa një marrëveshje të re mes shqiptarëve ( partiçkave politike, shoqërisë civile dhe rinisë studentore)dhe bllokut sllavo-maqedon, ku të definohet qartë statusi dhe gjuha shqipe e barabartë me sllavishten nuk ka garanci për të ardhmen e Severnistanit!
Një marrëveshje e re shqiptaro-sllave për Severnistanin!

Medai Shaholli