Një pjesë e Qendrës në Shkup sot pa ujë – defekt në rrjetin e ujësjellësit

Banorët e një pjese të komunës Qendër në Shkup do të mbeten sot pa furnizim me ujë për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, bëhet fjalë për një defekt në valvulën me diametër 300 milimetra në rrugën “Nikola Karev”.

Reklame

Pa ujë nga ora 09:00 do të mbeten përdoruesit në rrugët “Nikola Karev” dhe “Mirce Acev”, një pjesë e lagjes Prolet, si dhe institucionet përreth, përfshirë Qendra e Shëndetit Publik, shkollën fillore SHF 11 Tetori dhe kopshtin e fëmijëve në këtë zonë.

Nga ndërmarrja publike bëjnë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit të plotë të defektit.

By admin