Nuk do ta njihni më – Vinicius shfaqet me pamje krejtësisht të re pas ndërhyrjes estetike

Ylli i Brazilit, Vinicius Junior, është një nga futbollistët më të njohur në botë, sidomos pas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës. Megjithatë, sulmuesi i Real Madridit ka tërhequr vëmendje këtë herë jo për atë që bëri në fushë, por për ndryshimin e dukshëm në pamjen e tij.

Sipas mediumit brazilian TMC, Vinicius Jr, i është nënshtruar një procedure estetike të njohur si harmonizimi i mjekrës, e cila është realizuar në një klinikë në Goiânia të Brazilit nga dermatologu dr. Alessandro Alarcao.

Procedura konsiston në përdorimin e mbushësve estetikë për të modeluar konturet e fytyrës dhe për t’i dhënë më shumë definicion mjekrës.

Raportohet se pikërisht kjo ishte dëshira e sulmuesit brazilian, pasi forma e mjekrës së tij kishte qenë objekt komentesh dhe diskutimesh gjatë Kupës së Botës.

Fotografitë e publikuara pas ndërhyrjes kanë bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë komentuar se 26-vjeçari duket si një person krejtësisht tjetër krahasuar me futbollistin që vetëm pak javë më parë udhëhoqi sulmin e Brazilit në Botëror, transmeton telegrafi.

Edhe pse ndryshimi ka nxitur reagime të shumta dhe mendime të ndara mes tifozëve, procedura e harmonizimit të fytyrës është bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit mes personazheve publikë dhe sportistëve, pasi synon të përmirësojë balancën dhe simetrinë e tipareve të fytyrës pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale të mëdha.

By admin4