Nuk dorëzohet Laporta për Alvarezin: Kemi bërë një ofertë shumë të mirë për të

“Saga” Julian Alvarez ka pushtuar merkaton e kësaj vere.

E gjithë kjo lidhet me largimin e argjentinasit, i cili e shprehu këtë dëshirë në Botëror duke synuar t’i bashkohet Barcelonës si përforcimi i madh i sulmit.

Por kështu nuk po mendon edhe klubi i tij Atletico Madridi, e cila nuk dëshiron ta shesë atë për asnjë çmim duke e cilësuar si një lojtar të rëndësishëm të 11-shes së Diego Simeones.

Ndonëse erdhi refuzimi nga klubi madrilen, kjo nuk po e zmbraps presidentin e Barcelonës, Joan Laporta i cili tha se kanë bërë një tjetër ofertë të madhe për të.

“Kemi bërë një ofertë shumë të mirë për Julián Álvarez. Pas Kupës së Botës do të njoftojmë se kur skadon. Ka shumë raste kur është thënë se një lojtar nuk do të shkojë në një ekip, por më pas ai përfundoi duke shkuar… Nuk dua të përmend shembuj”, u shpreh Laporta./IndeksOnline/

By admin4