Filmi “Odisea” i regjisorit Christopher Nolan ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavës së parë të shfaqjes.
Produksioni me buxhet prej rreth 250 milionë dollarësh ka marrë vlerësime të larta nga kritika dhe po konsiderohet një nga pretendentët kryesorë për çmime prestigjioze, përfshirë edhe “Oscarët”.
Filmi, i bazuar në veprën e Homerit, është xhiruar në disa shtete dhe veçohet për përdorimin e teknologjisë IMAX dhe efekteve praktike, ndërsa pritet të vazhdojë të kryesojë box office-in edhe në javët në vijim.



