“Ora e Pritjes” nis sot në Prishtinë – fillon numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit

Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të nisë sot aktivitetin “Ora e Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Aktiviteti do të nisë në orën 10:00 me lansimin e një ekrani gjigant, në të cilin do të shfaqet numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës kur pritet vendimi final ndaj krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas “Liria ka Emër”, “Ora e Pritjes” nis 25 ditë para kësaj date, duke e kthyer pritjen e vendimit në një aktivitet publik në qendër të kryeqytetit.

Gjatë aktivitetit pritet të ketë fjalime nga aktorë të ndryshëm të jetës publike, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personaliteteve të rëndësishme.

By admin7