Osmani i quan frikacakë Kurtin dhe VV’në: E gjuajnë gurin, e fshehin dorën

Vjosa Osmani tha se bashkë me Lumir Abdixhikun “kurrë nuk do ta bllokojmë shtetin tonë për interesa politike, e aq më pak për pozita”.

“Ne kemi veç të vërtetën, ata kanë veç propagandën”, tha Osmani.

Reklame

“Siç i keni pa, ka nga ata që nuk i dojnë afër aleatët që e mbrojnë Kosovën”, vazhdoi Osmani në fjalimin e saj në Tubimi i Bashkimit.

“Ka nga ata që ushqehen nga kriza e kaosi në kurriz të shtetit”, deklaroi Osmani.

Duke folur për rrugëtimin e saj në presidencë dhe pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare tha se pengesat i vinin nga brenda.

Duke vlerësuar se e kuptoi që ishte “përballë frikacakëve, të cilët i druhen forcimit të Kosovës. Frikacakëve që e hedhin gurin dhe e fshehin dorën”, tha Osmani, transmeton Gazeta Express.

Duke shtuar se “rrugët e mbyllura nga frikacakët gjithmonë hapen nga populli”.

By admin7