“Deklaratë më të turpshme ka kohë që nuk kam dëgjuar.”
Kështu reagoi gazetari Lirim Mehmetaj pasi Vjosa Osmani, bartëse e listës së LDK-së pa u mbyllur numërimet e rezultateve zgjedhore kërkoi votat e Vetëvendosjes për t’u zgjedhur presidente.
Mehmetaj e mori për dëshmi se Osmani “ka marrë tipare politike të Vetëvendosjes ku interesi personal është çështja e vetme.”
“LDK ka votën e zgjedhjeve të kaluara, zgjedhje të cilat me të drejtë i konsideruan dështim. Pra, s’mund të jetë rezultati i njëjtë arsye për gëzim,” tha ai.

