Osmani: S’kam pritur që politika është kaq e ndytë, VV-ja po i fyen gratë në politikë, nënat shqiptare

Bartësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e ka pritur që politika të jetë kaq “e ndytë”, me fyerjet e linçimet e bëra nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Osmani në një intervistë në DPT te Fidani, ka thënë se të gjitha këto e kanë adresë Lëvizjen Vetëvendosje.

Reklame

Sipas saj, kjo parti po bën fyerje e propagandë ndaj grave në politikë e nënave shqiptare.

“Nuk e kom pritë, me gjërat që kanë ndodhur kohëve të fundit, është më e ndyta, po vijnë nga një adresë lincimet, propaganda, po dihet, ti e din shumë mirë, më mirë se une. Fatkeqësisht partia në pushtet po urdhëron fyerje, propaganda, ndaj grave në politikë, ndaj nanave shqiptare fyerje që nuk i kemi pa kurrë në historinë politike të Kosovës”, ka thënë Osmani.

By admin7