Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar sot një takim me humanistin Halil Kastrati, ku temë kryesore ishte projekti për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me autizëm, sindromën Down dhe fëmijët me nevoja të veçanta.
Pacolli tha se është zotuar që ky projekt të trajtohet me prioritet, duke ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale për t’i hapur rrugë realizimit të tij.
“U zotova se do ta trajtojmë këtë projekt me prioritet, duke ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale për t’i hapur rrugë realizimit të tij”, ka deklaruar ajo.



