Pamje nga stuhia që goditi qytetin zviceran të Cyrihut

Erëra të forta dhe reshje të dendura shiu goditën qytetin e Cyrihut të premten, duke vështirësuar qarkullimin dhe shkaktuar dëme në disa zona.

Stuhia u zhvendos nga Urdorf drejt Winterthur rreth orës 18:00 dhe qëndroi mbi qytet për rreth dy orë.

Autoritetet zvicerane trajtuan afërsisht 270 thirrje në qytetin e Cyrihut midis orës 17:30 dhe 21:00. Shërbimet e urgjencës mjekësore iu përgjigjën 50 thirrjeve.

By admin7