Papa Leone XIV ka reaguar pas kritikave të fundit të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili tha se Ati i Shenjtë po vinte në rrezik katolikët në botë.
Lideri i Shtëpisë së Bardhë tha për Salem News se Ati i Shenjtë preferon që të flasë se mund të jetë e pranueshme që Irani të ketë armë bërthamore, gjë që sipas tij, kjo nuk është një gjë e mirë.
I pyetur për këtë koment, Papa Leone tha se nëse dikush do ta kritikojë, duhet ta bëjë këtë me të vërtetën.
“Misioni i Kishës është të predikojë Ungjillin dhe paqen. Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për shpalljen e Ungjillit, le ta bëjë”, tha ai, duke kujtuar se “Kisha ka folur kundër të gjitha armëve bërthamore për vite me radhë”.
“Pra, nuk ka dyshim. Thjesht shpresoj të dëgjohem për vlerën e fjalës së Zotit”, shtoi ai.

