Paradite me temperatura të larta deri në 38 gradë, pasdite shi dhe bubullima

Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi, bubullima, erë të fuqishme dhe do të ketë kushte për paraqitje të breshrit.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, erë kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 10 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 29 deri 38 gradë.

Në Shkup paradite mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi, bubullima dhe erë të fuqishme veriore.

Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 35 gradë.

Në ditët në vijim vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe mot i paqëndrueshëm me reshje të shiut, më të dendura të martën dhe të mërkurën (në disa vende 15 l/m²). Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë afatshkurtër i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe bubullima dhe kushte për paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior.

By admin7