Parashikimi i motit: Ditë e nxehtë me temperatura të larta

Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 31 deri në 38 gradë.

Në Shkup pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me erë të lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë rreth 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

By admin7