Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara.
Në njoftim bëhet e ditur se Inspektorati ka shqiptuar gjobë prej 100 euro ndaj një personi për parkim të automjetit në hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve.
“Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato janë për qytetarët, për lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm. Nuk do të ketë tolerim për shkelësit”, thuhet në njoftim.




