Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka vlerësuar marrëdhëniet me Rusinë, duke i cilësuar ato si një partneritet të fortë strategjik në një kohë ku tensionet dhe pasiguria janë të pranishme në Lindjen e e Mesme.
“I kënaqur të angazhohem me Rusinë në nivelin më të lartë, ndërsa rajoni është në ndryshim të madh. Ngjarjet e fundit kanë dëshmuar thellësinë dhe forcën e partneritetit tonë strategjik. Ndërsa marrëdhënia jonë vazhdon të rritet, jemi mirënjohës për solidaritetin dhe mirëpresim mbështetjen e Rusisë për diplomacinë”, tha ministri i Jashtëm i Iranit, Araghchi.
Kjo deklartaë u postua nga diplomati iranian në X pas një takimi që ai zhvilloi në Moskë me presidentin e Rusisë.
Vladimir Putin u zotua se vendi i tij do të mbetet një aleate e fortë e Iranit përballë sfidave dhe vlerësoi guximin me të cilin Teherani po u bën ballë sulmeve, ndërsa theksoi se diplomacia është më e rëndësishmja.
Nga ana tjetër, Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se se Rusia është gati të ndërmjetësojë në negociatat e ardhshme midis Iranit dhe SHBA-së.
Por ky takim, në dukje i mbështetur në diplomaci, ka ngritur dyshime në vërtetësinë e Kremlinit, pasi diplomatët rus theksuan se dialogu është çelësi për një paqe të qëndrueshme, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Sipas ekspertëve, Moska është e etur të tregojë se është ende një “lojtare” në Lindjen e Mesme dhe ka ndarë informacione inteligjence me Iranin.

