Pas 59 vitesh rikthehet falja e Kurban Bajramit në Kabash të Pukës

Pas plot 59 vitesh, që nga viti 1967 kur u shkatërruan objektet fetare gjatë regjimit komunist, në fshatin Kabash është rikthyer falja e Kurban Bajrami.

Ceremonia u mbajt në rrënojat e xhamisë së vjetër të zonës dhe u drejtua nga Gëzim Kopani, i cili përcolli mesazhe paqeje, bashkimi dhe begatie për besimtarët.

Reklame

Organizimi kishte një simbolikë të veçantë për banorët e zonës, pasi shërbeu edhe si një moment rikthimi dhe bashkimi për shumë familje që janë larguar ndër vite nga Kabashi.

Të pranishmit e cilësuan këtë si një ngjarje historike dhe emocionale, duke rikthyer një traditë të ndërprerë për dekada të tëra.

VIDEO: https://youtu.be/8elgNr5xCBE?si=XwLv8QCnWMZWPiVN

By admin