Nga ora 02:00, mërgimtarët kanë mbetur të bllokuar në zonën kufitare Kroaci – Serbi.
Pas gati 20 orësh bllokimi dhe pritjesh të gjata, është normalizuar qarkullimi në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë, transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se mërgimtarët tashmë po lëvizin lirshëm drejt Kosovës, pasi autoritetet e të dyja vendeve kanë hapur kufirin dhe kanë lejuar vazhdimin e qarkullimit të automjeteve dhe autobusëve.



