Pas konstituimit të legjislaturës së 11-të, pritet të thirret seanca edhe për formimin e Qeverisë së re.
Deputeti nga komuniteti turk Fikrim Damka, deklaroi për Klan Kosovën se seanca pritet të thirret rreth orës 14:30.
“Do shihemi 14:30 ose para 14:30”, deklaroi Damka.
Sot u votuan tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Nga radhët e LDK-së u votua Kujtim Shala derisa nga komuniteti serb u zgjodh Tanja Vujoviq e Listës Serbe dhe nga komunitetet e tjera joshumicë u votua Emilja Redzepi.
Kurse, PDK-ja vendosi ta tërheq kandidaturën e Vlora Çitakut dhe t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.



