Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, “Trainkos”-i anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

“Trainkos”-i ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201 në relacionin Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë anuluar për sot.

Njoftimi i kompanisë vjen në mëngjesin kur një grua humbi jetën pasi u godit nga një tren në Pejë.

“Trainkos”-i ka bërë të ditur se anulimi është bërë për shkak të “rrethanave të papritura”, pa dhënë detaje të tjera lidhur me arsyen.

“Të nderuar udhëtarë, ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numër 760 dhe 4201 Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura”, thuhet në postimin e kompanisë.

By admin7