Zotimet e Mexhitit për paprekshmërinë e flamurit shqiptar dolën se ishin një blof për efekt elektoral kur ai thosh se:
“S’ka bir nëne që e prek flamurin shqiptar”!… këto janë zotimet e kreut vredist Mexho, që dëgjohen në videon e më poshtme për flamurin shqiptar, kur betohej se s’ka kush e prek flamurin shqiptar, ndërsa jo më larg se dje, u përdhos në Strugë flamurin shqiptar, duke e plandosur për tokë si të ishte leckë e përdorur.
Në prononcimin e fundit pas kongresit të bashkimit vredistët kanë deklaruar se “Bashkimi ynë e çon politikën e vjetër në koshin e historisë dhe hap epokën e barazisë reale për shqiptarët”, por realiteti në terren nuk i përgjigjet të vërtetës së pretenduar se barazia reale për shqiptarët po ndodh, duke parë në mes të ditës thirrjet shovene nëpër stadiume ndaj shqiptarëve dhe perdhosja e simboleve kombëtare vazhdon si pa të keq dhe vredistët heshtin.
A është kjo epoka e barazisë reale për shqiptarët, treguan katërcipërisht skandali në kongresin vredist, ku mesa duket pas urdhërit të kryekomitit, u ndalua intonimi ynë kombëtar dhe një ditë më pas veprimi huligan dhe shoven me përdhosjen e flamurit shqiptar në Strugë, se vredistët nuk kanë takat përt’i mbrojtur interesat kombëtare para fushatës antishqitare të segmenteve të caktuara brenda komitëve qeveritar?
A janë këto veprime të shfaqjes së shovinizmit dhe të përdhosjes së simbolit kombëtar, raste të izoluara apo të orkestruara nga kryekomiti në Shkup, mbetet të na sqaroj zv. ministri Iseni, kuadër i VREDI-t?
A nuk është kjo vija e kuqe që nuk kalohet zotërinj vredist, për të cilën u kanë votuar 107 mijë votues shqiptarë dhe romë, boshnjakë dhe makedonski muslimani, të pjesës perëndimore të Severnistanit?
Kë përfaqësoni ju zotërinj vredist në bordellon qeveritare, shqiptarët apo romët, makedonski muslimanët, apo boshnjakët dhe turqit që ju kanë votuar dy vjet me parë?
Bashkimi i juaj nuk po hap një epokë të re të barazisë reale per shqiptarët, por po na shpie drejt nënshtrimit si popull nomad pa gjuhë dhe pa identitet!
Medai Shaholli


