Patriotizmi i rrejshëm i baba Binit dhe “makedonët” e verbër!

(Pa dorashka)

Ky është Nasradini shqiptar që fliste me patetizëm njëherë e një kohë për bashkim kombëtar, por që hoqi dorë pasi erdhi në pushtet.

Reklame

– Ky është trimi me bateri të skaduara që dënonte gjenocidin çam nga ana e fashistë e grekë gjatë LDB, por shumë shpejt e solli greçkën Dejona një minoritare me lidhje të dyshimta me shërbimin sekret grek, si kryekordinatore e sektit VV, e cila i ndërsen militantët e sektit të tyre si qentë e rrugeve që të shajnë me libër shtëpie të gjithë ata që nuk mendojnë si ata.

-Ky është “Skënderbeu i dytë” që nuk e hapi gojën dhe as nuk u solidarizua me studentët shqiptarë në protestën e 18 majit, për gjuhën e ndaluar shqipe nga pushteti i jaranit të tij Micko!

Dikur me të drejt thosh se s’ka ligj për gjuhën shqipe, por ka ligj për gjuhët e pakicave dhe sot hesht dhe pajtohet me mohimin total “të gjuhës” së pakicave që kushtetuta e quan 20%, ku ky trimi nuk pati guxim t’i drejtohet mikut të tij se gjuha dhe identiteti gjuhësor i kombit shqiptar nuk mund të quhet me gjuhë ofenduese si 20%?

Ahere kujt i shërben ky patriot i stisur?

“Makedonët” tanë le t’i hapin kokërdhokët e syçkave dhe të shohin sesi ky “kumbar” i krushqisë mes komitëve dhe vredistëve u bë dëshmitar i kesaj martesë me pahir, që nuk i solli shqiptarëve ndryshimin dhe progresin, por mohimin dhe denigrimin e identitetit kombëtar në këto dy vite të bashkëqeverisjes së “lepurushëve” nga VREDI me tigrat prej letre, komitët e famshëm!
Kjo bashkëjetesë për interes rezultoi e pasuksesshme, pasi dhondurët komitë prej dy vitesh po i përdhunojnë nuskat halabake në bordellon qeveritare nga mëngjesi në darkë dhe ato nuk bëzajnë!

Kjo heshtje flet shumë ndaj mohimit të gjuhës shqipe aq me tepër përballë fushatës shoviniste të qeverisë antishqiptare të kryekomitit Micko, ku vetëm një lider partie nuk foli dhe ky ishte Albin mjerani dhe mik i kryekomitit Micko!

Le të filozofojnë sa të duan filozofët “makedon” për t’i dalë avokat mbrojtës baba Binit, jo ashtu apo kështu…dokrra dhe broçkulla boshe për ta arsyetuar heshtjen e demagogut Albin për protestën e 18 majit.

Duket sheshit se për interesa të ngushta meskine dhe klanore janë shkelur ato kombëtare, që në këtë rast, për hir interesave të hegjemonizmit serbo-rus në Ballkan bëhen kurban interesat kombetare shqiptare!!

E zeza mbi të bardhë u lexua qartë atë ditë ndaj studentët shqiptarë në Shkup, nga ata që kanë sy, ndërsa “makedonët” e verbër le të vazhdojnë të lexojnë me syza miopi vargjet e sajuara për baba Binin, që e “ndriti Kosovën” pa ngeli ta shkëlqej në anën tjetër të kufirit, por përkundrazi, ai po ngjiz edhe më fort jaraninë me komitë dhe antishqiptarë!

Medai Shaholli

* * * * *

Videoja e më poshtme është dëshmia më e gjallë e lidhjes së ngushtë të jaranisë mes patriotit demagog baba Bini me kryekomitin dhe antishqiptarin Micko!

By admin7