Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas mbledhjes së Kryesisë, ka mbledhur sot edhe kryetarët e degëve të saj në gjithë vendin.
Nga mbledhja është kërkuar mobilizim i plotë i strukturave partiake, me qëllim, siç thuhet, mbrojtjen e Kushtetutës dhe rendit juridik të Republikës së Kosovës.
PDK ka ritheksuar se do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që, sipas saj, bie ndesh me Kushtetutën, duke paralajmëruar veprime demokratike dhe institucionale.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, citohet të ketë deklaruar se nëse sonte procedohet me atë që partia e quan “zgjedhje antikushtetuese”, do të ketë reagim të organizuar.
“Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, ka thënë Hamza.

