Pejë: Ky është personi, që humbi jetën në vendin e punës

Peja u trondit sot nga vdekja e një punëtori.

Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për viktimën Beqir Vokshi, i moshës së mesme, i cili dyshohet të ketë rënë nga vendpunishtja.

Incidenti i rëndë ndodhi në Gllaviçicë.

Sipas informacioneve fillestare, viktima është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka arritur pa shenja jete.

Njësitet relevante po e hetojnë rastin./IndeksOnline/

By admin7