Pensionohet arsimtari i muzikës, Florim Zulfiu (VIDEO)

Sot, në praninë e kolegëve dhe nxënësve, në një atmosferë festive, me shumë respekt dhe mirënjohje, u përcoll në pension një figurë e çmuar e shkollës sonë – arsimtari i muzikës, Florim Zulfiu.

Për më shumë se 30 vjet, ai ka qenë pjesë e pandashme e institucionit tonë, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formimin artistik të shumë gjeneratave. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë për muzikën dhe nxënësit, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e kolegëve dhe nxënësve tanë.

Reklame

Drejtoria, kolegët dhe nxënësit e kanë uruar arsimtarin Florim, duke theksuar se me punën e tij, muzika në shkollën e tyre nuk ishte vetëm një lëndë mësimore, por një burim emocionesh, talenti dhe vlerash edukative.

“I urojmë pensionim të mbarë, shëndet të plotë dhe shumë vite të qeta e të lumtura pranë familjes së tij. Le të jetë kjo një fazë e re e jetës, e mbushur me gëzim, krenari dhe kujtime të bukura nga rrugëtimi i tij i gjatë dhe i suksesshëm! Faleminderit për gjithçka që keni dhënë, arsimtar Florim!”, thuhet në urimin e shkollës.

By admin7