Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, janë të pranishëm në Marshin për Liri, i cili ka nisur tashmë në Prishtinë në mbështetje të tyre.
Krahas tyre, në marsh janë parë edhe personalitete të tjera publike, ndërsa një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në kryeqytet për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



