Përballje shqiptare në raundin tjetër të Conference League?! Malisheva vs Shkëndija mund të luajnë me njëra-tjetrën

Sot është hedhur shorti i raundit të ardhshëm në UEFA Conference League.

Mund të kemi një përballje shqiptare, shkruan Indeksonline

Malisheva dhe Shkëndija mund të luajnë ndaj njëri tjetrit në fazën e ardhshme.

Por, dy skuadrat fillimisht kanë punë me kundërshtarët e ardhshëm, që janë: Hibernian dhe Bravo.

Skuadra nga Kosova luan ndaj ekipit skocez, kurse ajo nga Maqedonia e Veriut ndaj ekipit slloven./Indeksonline/

By admin4