Përfundon votimi, Lumiri qëndron në krye të LDK-së

Tashmë ka përfunduar numërimi i votaveve të delegatëve në mbledhjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së.

Sipas rezultatit 152 delegatë kanë votuar kundër Lumir Abdixhikut ndërsa 169 delegatë kanë votuar pro qëndrimit të Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.

Ndërsa 5 vota kanë qenë të pavlefshme. Pas pak Lumir Abdixhiku do të mbajë konferencë për media./Indeksonline/

By admin7