“Përgatiten 27 vajza”, Gjukanoviq tregon skenarin e zi serb: Tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka treguar për një skenar të tmerrshme të Serbisë kundër Kosovës.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij skenari ishte destabilizoni i Kosovës dhe komprometoni i KFOR-it.

Reklame

Në një intervistë për Televizionin E, Gjukakoviq ka thënë se për këtë qëllim kishin përgatitur 27 vajza.

Sipas tij, “afera S.Ç.” kishte për qëllim destabilizimin të Malit të Zi dhe komprometimin e Kosovës në prag të proceseve të rëndësishme politike në rajon.

“Synimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i komandës së tij ushtarake. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç.”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë me dije se autoritetet malazeze kishin mësuar se vajzat po trajnoheshin në ambientet e stadiumit të klubit Obiliq në Beograd.

“Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u arritën në kohë të merrnin informacionet dhe ta parandalonin atë aktivitet”, është shprehur ai, raporton TV Dukagjini.

By admin7