Arben Visoqi, epror i lartë në Policinë e Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është përjashtuar nga puna pas 26 vitesh shërbim.
Visoqi i cili është dhëndër i ish-presidentit Hashim Thaci, ka shkruar se vendimi erdhi pas një beteje disa mujore ligjore dhe se ndaj tij është zhvilluar procedurë disiplinore për shkak të postimeve private në Facebook, raporton IndeksOnline.
Ai ka pretenduar se rasti ndaj tij është inicuar pas një ankese anonime dhe ka akuzuar zyrtarë të Policisë së Kosovës për hakmarrje, duke e lidhur këtë me raportimet e tij të mëparshme.
“Tani me mbetet ta mbroj te drejten time ne Gjykate dhe ne instanca tjera, i bindur ne te drejten time ligjore, por…edhe morale”, ka shkruar Visoqi.



