Pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes anëtarëve të dy familjeve që jetojnë në të njëjtën shtëpi në Tetovë.
Sipas policisë, fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas është shndërruar në përleshje fizike. Njëri prej tyre, Sh.I. (42), dyshohet se ka sulmuar me një send metalik tre të afërm të tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

