Përleshje mes dy familjeve, theret për vdekje 27 vjeçari nga Prizreni

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur para pak çastesh në Kobaj të Prizrenit.

Një 27 vjeçar ka vdekur si pasojë e therrjes me thikë gjatë një përleshje mes dy familjeve në këtë fshatë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Shaqir Bytyçi.

Sipas tij, familjet e përshirë në këtë rrahje janë kushërinj mes vete.

Më datë 14 qershor 2026, rreth orës 11:50, në fshatin Kobaj, Prizren, është raportuar për një përleshje me mjete të forta ndërmjet dy familjeve, kushërinj mes vete.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç.

Personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe eprorët nga Stacioni Policor Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Policia ka ndërmarrë masa sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së personave të përfshirë.

Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

By admin7