Tensione sot në Bit Pazar, pasi policia ka tentuar të zbatojë një urdhër për mbylljen e kalimit pranë Ali Tobako.
Sipas informacioneve dhe pamjeve që po qarkullojnë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në vendngjarje për të kundërshtuar mbylljen e kalimit, duke kërkuar që ai të mbetet funksional për banorët dhe kalimtarët e zonës. Situata ka shkaktuar reagime dhe debat mes qytetarëve, ndërsa prania policore ka qenë e shtuar në terren, transmeton faktiditor.ch
Autoritetet më herët kanë paralajmëruar se kalimi konsiderohet i rrezikshëm dhe ilegal, me plane për mbyllje ose largim të tij për arsye sigurie.


